Mjeku istogas specializon në Ortopedi dhe Kirurgji Spinale
Doktori nga Istogu, Taulant Shatri, ka përfunduar me sukses specializimin në Ortopedi, Traumatologji Lokomotore dhe Kirurgji Spinale.
Ky rezultat vjen pas një punë 5 vjeçare në Klinikën e Ortopedisë si dhe trajnimeve specifike të kryera jashtë vendit.
Veprimtaria profesionale e doktor Shatrit fokusohet në patologjitë e shtyllës kurrizore përfshirë traumën, sëmundjet degjenerative, deformimet, tumoret dhe infeksionet.

Tani, qytetarët e Istogut dhe të Kosovës kanë një adresë për zgjidhjen e problemeve me qafë dhe shpinë.

