Përfundon numërimi i votave në 27 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur aktiviteti i numërimit të votave, në 27 Qendra Komunale të Numërimit.
27 komuna, të cilat deri më sot kanë përmbyllur aktivitetet, janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).
“Procesi i numërimit do të vazhdojë të martën, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.
Deri më tani (e mërkurë, 31 dhjetor 2025, ora 12:00), numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74%” thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate:
https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

