75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / AR

Viti i Ri ndryshe për Diolen dhe Erolldin, festojnë nga Sydney

Diola Dosti dhe partneri i saj, Erolld Belegu, kanë zgjedhur që Vitin e Ri ta festojnë larg vendit, në një nga qytetet më ikonike të botës, Sydney.

Çifti ka ndarë me ndjekësit momente të bukura nga Australia, ku shihen duke shijuar bregdetin dhe atmosferën relaksuese të vendit, shkruan Indeksonline.

Në një postim të publikuar në Instagram, Diola ka shkruar “We love Sydney”, duke treguar qartë sa shumë po e shijojnë këtë udhëtim.

Fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë reagime të shumta pozitive dhe pëlqime nga fansat.

Diola dhe Erolldi vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në rrjete sociale, ndërsa udhëtimi në Sydney duket se ka qenë zgjedhja perfekte për ta për ta mbyllur vitin e vjetër dhe për të hyrë në Vitin e Ri mes dashurisë, pushimeve dhe energjisë pozitive./Indeksonline/