Kiara emocionon ndjekësit: ‘Gati për kapitullin më të bukur’
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj një postim mjaft emocional dhe reflektues, duke përmbledhur ndjesitë dhe përvojat e vitit që po lë pas.
Përmes disa momenteve personale që, siç shprehet ajo, nuk i kishte publikuar më herët, Kiara thekson se viti 2025 po mbyllet me shumë mirënjohje, mësime dhe emocione të forta, shkruan Indeksonline.
Ajo iu uron ndjekësve një Vit të Ri me shëndet, paqe dhe momente që mbushin shpirtin, ndërsa shpreh optimizëm të madh për të ardhmen. Sipas saj, viti 2026 pritet të jetë një vit i suksesshëm, dinamik dhe i mbushur me realizimin e ëndrrave.
“Gati për kapitullin më të bukur,” përfundon Kiara, duke lënë të kuptohet se e presin projekte dhe sfida të reja në vitin që vjen./Indeksonline/


