Rikja bombardon rrjetin, ekspozon trupin në fustan të ngushtë
Modelja e njohur, Rike Roci, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me postimin e saj më të fundit.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant, i cili thekson linjat e trupit të saj, shkruan Indeksonline.
Me poza mjaft provokuese dhe paraqitje glamuroze, Rike ka treguar edhe një herë stilin dhe vetëbesimin e saj.
Postimi është shoqëruar me mbishkrimin “Duke pritur Vitin e Ri”, duke lënë të kuptohet se ajo është gati për festën e fundvitit.
Rike Roci vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa postimet e saj shpesh bëhen virale dhe në qendër të vëmendjes mediatike./Indeksonline/


