Planifikonte rikthimin në Europë, mësohet e ardhmja e Neymar Jr
E ardhmja e Neymar Jr duket tashmë e qartë. Futbollisti brazilian ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në vendlindje, duke rinovuar kontratën me Santosin deri në fund të vitit 2026.
Pavarësisht zërave të shumtë për një rikthim të mundshëm në Europë, 33-vjeçari ka preferuar të qëndrojë në Brazil, aty ku dëshiron të rikthejë formën më të mirë dhe të tregojë se ende ka shumë për të dhënë në fushën e lojës.
Neymar u rikthye te Santos pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me dëmtime, ndërsa drejtuesit e klubit besojnë se përvoja dhe cilësitë e tij do të jenë vendimtare për objektivat e ekipit në vitet në vijim.
Qëndrimi në Brazil shihet gjithashtu si një mundësi për Neymar që të jetë më afër kombëtares dhe të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat e ardhshme ndërkombëtare./Indeksonline/

