Dëmtohen 185 ampula në Spitalin e Gjilanit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Në repartin e oftalmologjisë të Spitalit të Gjilanit janë dëmtuar 185 doza ampula, të cilat po ruheshin në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar t’i ruajë ato sipas normave të lejuara.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet ne raport.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se në spitalin e Gjilanit në repartin e oftalmologjisë janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20.000€. Është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

