75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 01 Janar 2026 / P M

Ish-presidentja reagon për vdekjen e Nexhat Dacit

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas lajmit për vdekjen e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademikut Nexhat Daci.

Postimi i saj i plotë:

Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.