Një person i lënduar në Pejë pas përplasjes nga një veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, afër fabrikës së tullave, ku një veturë ka përplasur një këmbësor.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, i lënduari është dërguar menjëherë në emergjencë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore apo identitetit të personit të lënduar.


