75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 01 Janar 2026 / S Z

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur gjysma e lagjes Hajvalia, Veterniku, Lagjja Qëndresa, konsumatorët “prapa qendrës Grand Store” dhe zona kah Rezonanca – Lagjja Premium

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Rikthimi i furnizimit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim