Liverpuli e nis vitin e ri me një largim
Nga sot ka nisur afati kalimtar i transferimeve në futboll.
Qysh në orët e para, Liverpuli ka njoftuar largimin e futbollistit James Norris, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari është shitur përfundimisht te skuadra iralndeze, Shelbourne, aty ku ishte i huazuar deri më tani.
Norris ishte pjesë e Liverpulit që nga mosha 9-vjeçare si pjesë e akademisë së klubit.
Ai ka bërë dy paraqitje me skuadrën e parë të ”Reds”./IndeksOnline/

