75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 01 Janar 2026 / Z S

Osmani reagon pas shpërthimit të zjarrit në një resort skish në Zvicër

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në ”X” është shprehur se Kosova qëndron pranë Zvicrës në këto momente të vështira.

Reagimi i Osmanit:

Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Zvicrën, pas tragjedisë në një qendër skijimi gjatë një takimi të Vitit të Ri që mori shumë jetë dhe plagosi të tjerë.

Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës.

U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë.