Jepet lajmi i madh në Instagramin e Londrimit!
Londrimi, i cili aktualisht gjendet në Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të mbetet aktiv edhe në muzikë.
Edhe pse është i izoluar brenda shtëpisë më të famshme, ekipi që i menaxhon rrjetet sociale ka zbuluar se artisti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Indeksonline.
Kënga pritet të publikohet më 5 janar dhe mban titullin “Je ka m’djeg”.
Ky projekt vjen në një periudhë kur Londrimi po merr vëmendje të madhe të publikut për paraqitjen e tij në Big Brother VIP Kosova, duke rritur kështu pritshmëritë e fansave për këngën e re./Indeksonline/


