75 Mall Live Search
17:51 / E Enjte, 01 Janar 2026 / Gj Sh

Chicago Fire hyn në garë për Robert Lewandowskin

Chicago Fire po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Sipas raportimeve të Bild, përfaqësues të klubit nga MLS tashmë janë takuar me agjentin e futbollistit, Pini Zahavi, duke sinjalizuar interes konkret për sulmuesin polak, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, rruga drejt nënshkrimit të Lewandowskit nuk pritet të jetë e lehtë. Chicago Fire përballet me konkurrencë të fortë nga Fenerbahçe, si dhe nga disa klube të pasura në Arabinë Saudite, të cilat janë të gatshme të ofrojnë kushte financiare shumë të favorshme.

Lewandowski, i cili është një nga sulmuesit më të njohur dhe më produktivë të dekadës së fundit, ka ende kontratë me Barcelonën, por e ardhmja e tij mbetet temë diskutimi.

Një transferim i mundshëm në MLS do të ishte një lëvizje e madhe për kampionatin amerikan, duke rritur ndjeshëm profilin dhe interesin global për ligën.

Për momentin, bisedimet janë në fazë fillestare dhe mbetet të shihet nëse Chicago Fire do të arrijë të bindë si lojtarin ashtu edhe Barcelonën, në një garë ku rivalët evropianë dhe ata nga Lindja e Mesme kanë avantazh të konsiderueshëm financiar./IndeksOnline/