75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 01 Janar 2026 / MSH1

Amsterdam: Kisha shkatërrohet nga zjarri, shkak dyshohet të jenë fishekzjarret

Një zjarr në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht një kishë të madhe në qytetin holandez të Amsterdamit.

“Kulla afërsisht 50 metra e lartë dhe çatia e Kishës Vondel në qendër të Amsterdamit u shembën”, thanë sot autoritetet e sigurisë.

Nuk janë raportuar të plagosur pas rënies së zjarrit në kishë, e cila nuk është përdorur si vend adhurimi për disa dekada.

Një numër i madh apartamentesh në afërsi të kishës u evakuuan. Rreth 90 familje mbetën përkohësisht pa energji elektrike. Erërat e forta i përhapën flakët dhe shkaktuan shkëndija.

Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu pas mesnatës, është ende i panjohur.

Holanda festoi natën e Vitit të Ri ku individë privatë u lejuan të hidhnin fishekzjarrë, shkruan atsh.

Njerëzit blenë shumë më tepër fishekzjarrë të ligjshëm dhe të paligjshëm sesa në vitet e kaluara, duke çuar në zjarre të shumta.

Por, mebetet ende e paqartë, nëse zjarri në kishë lidhet me fishekzjarrët.

Brigada e zjarrfikësve luftoi me flakët me një ekip të madh forcash edhe nga qytete të tjera. Gjithashtu, marina holandeze mbështeti përpjekjet e shuarjes së zjarreve.

Një ekspert ndërtimi vlerërsoi sot në mëngjes se muret e kishës do të mbeteshin në këmbë dhe se nuk kishte rrezik të mëtejshëm shembjeje.