75 Mall Live Search
20:03 / E Enjte, 01 Janar 2026 / MSH1

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Mes viktimave nga aksidenti tragjik në Gjirokastër ishte edhe Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor. 

Aksidenti tragjik që la pas tre viktima dhe një vajzë të plagosur, ndodhi rreth orës  03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, raporton TopChannel.

Ai po udhëtonte së bashku me Anxhelo Rucin 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe u përplasën me mjetin tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.