75 Mall Live Search
20:40 / E Enjte, 01 Janar 2026 / H F

Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej aksidentit të 30 dhjetorit

Pika kufitare e Qafë Thanës është hapur sot, pas disa ditësh mbylljeje për shkak të bllokimit të aksit “Qafë Thanë – Strugë” nga aksidenti i datës 30 dhjetor, ku një autobot me gaz u rrëzua.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, lëvizja e mjeteve dhe e qytetarëve kryhet normalisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e zakonshme të verifikimit kufitar.

“Nga kontakti i vazhdueshëm me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor ‘Strugë-Qafë Thanë’, i cili ishte i bllokuar që në datën 30.12.2025, për shkak të një aksidenti rrugor, aktualisht është zhbllokuar.”, bën me dije Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

Sjellim ndërmend se kjo pikë kufitare kishte dy ditë e bllokuar për arsye sigurie, pas rrëzimit të një autoboti me gaz në pjesën maqedonase.