Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Podujevë
Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë” është arrestuar të enjten në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, familjarët e viktimës kanë deklaruar se i dyshuari është përdorues i narkotikëve.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

