Morinë-Milot, rruga me akull, regjistrohen disa aksidente (video)
Në aksin rrugor Morinë–Milot, për shkak të akullit në rrugë, janë regjistruar disa aksidente brenda një ore.
Qytetarët të cilët kanë kaluar në këtë segment nga Morina deri në Milot kanë thënë për Indeksonline se e gjithë autostrada është e mbuluar me akull, duke e bërë qarkullimin shumë të rrezikshëm.
Megjithëse lëvizin me shpejtësi rreth 30 km/h, automjetet vështirë ndalen dhe rrëshqasin.
Ndryshe, rrugët në disa pjesë janë të bllokuara për shkak të aksidenteve.

