Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të ish‑kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Kreu i AAK-së kishte shkruar në Facebook se vdekja e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën, duke e përshkruar të ndjerin si një personalitet të shquar me urtësi, vizion shtetformues dhe përkushtim ndaj vendit, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Daci, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e vlerësuan kontributin e tij.
Ndërkohë, homazhet shtetërore për akademikun po mbahen sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po marrin pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete të politikës dhe qytetarë që i bëjnë nderimet e fundit ish‑kryeparlamentarit.

