Yll Limani bën homazhe për Nexhat Dacin
Edhe këngëtari i njohur Ylli Limani ka bërë homazhe për Nexhat Dacin. Limani ka shprehur ngushëllimet e tij dhe respektin për figurën e Nexhat Dacit, duke nderuar kujtimin e tij në homazhet e mbajtura sot.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike, akademike e kulturore si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

