75 Mall Live Search
18:13 / E Premte, 02 Janar 2026 / MSH1

Tërmet në Meksikë, momenti kur presidentja ndërpret konferencën për shtyp

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Meksikën.

Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ndodhej në Guerrero, Meksikë.

Ndërsa thellësia ishte prej 10 kilometrash, lëkundjet u ndjenë në shumë lagje.

Në momentin kur ndodhi tërmeti, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.

Presidentja njoftoi më pas se kishte komunikuar me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte raportime për dëme serioze.