75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 02 Janar 2026 / MSH1

Protestojnë fermerët grekë, nesër sërish mbyllet aksi Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish i bllokuar ditën e nesërme, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore, shkruan ATSh.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.