75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 02 Janar 2026 / MSH1

Ndërrimi i Presidencës në Këshillin e BE-së, reagon Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin me sukses të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian, në vitin 2025.

Në një postim në Twitter, Osmani falënderoi kryeministren daneze Mette Frederiksen për lidershipin e saj në promovimin e sigurisë dhe unitetit të Evropës, si dhe për mbështetjen e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Presidentja theksoi se Kosova mezi pret të vazhdojë përpjekjet për të afruar vendin me Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros dhe i uroi sukses në punën e saj.