75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 02 Janar 2026 / F.R

Numërohen 70% të votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV dukshëm e para

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.

Nga 70 % të fletvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 87.36% apo 7,912 vota.

PDK e dyta me 5.38% apo 487 vota, e ndjekur nga LDK me 4.88% apo 442 vota.

Në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë janë AAK, KDTP dhe Nisma me 1.49%, 0.30% respektivisht 0.25%.