Po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, Reali hedh sytë te Rodri
Rodri padyshim është një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Spanjolli, e ka dëshmuar veten si me Manchester Cityn dhe Kombëtaren Spanjolle ku ka fituar tituj të rëndësishëm.
Për këto performanca ai është shpërblyer me “Topin e Artë”, që e fitoi në vitin 2024.
Por që nga viti i kaluar ai ka pasur probleme, si shkak i lëndimit ku kishte humbur pothuajse tërë sezonin e kaluar si dhe një pjesë të këtij sezoni.
Rodri, tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe sipas “Marca”, Real Madridi po vëzhgon atë dhe po tenton që ta transferojë spanjollin si transfer i lirë.
Rodri, që kur ju bashkua Manchester Cityt në vitin 2019 ka bërë 274 paraqitje dhe shënoi 26 gola dhe 32 asiste./IndeksOnline/

