Alonso flet për mungesën e Mbappes: Shpresojmë të jetë gati për Superkupën
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betisit.
Ai është pyetur për lëndimin dhe mungesën e Kylian Mbappes, shkruan IndeksOnline.
Alonso tha se gjendja e sulmuesit francez po monitorohet vazhdimisht dhe shpreson që të jetë gati sa më shpejtë dhe të rikthehet në Superkupën e Spanjës, në ndeshjen gjysemfinale ndaj Atletiko Madridit, e cila zhvillohet me 8 janar.
“Ne do të punojmë drejt afateve. Ka të bëjë shumë me ndjenjat dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë gati sa më shpejt të jetë e mundur.
Kur do të jetë? Kjo është pyetja. Nuk e di. Në konferencën e ardhshme për shtyp para ndeshjes do t’ju them më qartë. Ne vlerësojmë pas çdo ndeshjeje dhe ndjenjat e lojtarit dhe pastaj marrim vendime bazuar në nevojat.
Ne duhet të shohim se si ai evoluon dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta rikthyer atë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresojmë që Kylian të jetë gati për Superkupën”, deklaroi Alonso./IndeksOnline/

