Vrasja e gruas në Orikum, flasin familjarë të çiftit: Dyshohet se 44-vjeçarja u mbyt me fashetë!
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë qe tronditi mesditën e djeshme qytezën e Orikumit, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës me armë zjarri.
Sipas informacioneve nga famijljarë të çiftit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën trekatëshe të çiftit Llogora Xhevroj dhe Sose Xhebroj, shkruan A2 CNN.
Dy fëmijët e familjes, të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre në telefon dhe nuk kanë marrë përgjigje, ata janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.
Fillimisht, djali i madh ka hyrë në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, Sose 48-vjeçe, pa shenja jete. Mësohet se në qafë ajo kishte një fashetë dhe ishte e gjakosur. Dyshohet se ajo ishte mbytur me këtë fashetë të lidhur rreth qafës, shkruan A2 CNN.
Menjëherë vellai i madh ka njoftuar vallanë tjetër që ishte në makinë me dy shokët dhe më pas ata kanë njoftuar ambulancën e Orikumit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.
Po ashtu mësohet se edhe dy djemtë kanë shoqëruar ambulancën me trupin e pa jetë të nënës së tyre. Ndërkohë qe ata kanë qenë në banesë, babai i tyre kishte bërë vetëvrasjen në garazh dhe djali i madh nuk e dinte këtë gjë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare. Ndërkohë, varrimi i dy viktimave pritet të kryhet ditën e nesërme.

