75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / H F

Abazi: “Bia di shqip, por bën sikur nuk kupton kur nuk i leverdis”

Make-up artistja Edita Abazi, ka komentuar mbi sjelljen e Bia-s në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova.

Ajo në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, tha se ajo kupton shumë mirë shqip, por shpesh herë bën sikur nuk e kupton, vetëm kur i konvenon.

“Për mua personalisht, Bia si lojtare nuk më ka pëlqyer. Prej rrëfimit që kam dëgjuar mbrëmë, më ka hyrë në qejf dhe besoj se ajo nuk është ashtu siç duket. Rrëfimi i saj tregon se është një person që tërheq vëmendjen e të tjerëve, por problemi nuk është në gjuhë, sepse ajo e kupton shumë mirë shqip. Kam vërejtur që kur i konvenon, e kupton, por kur nuk i konvenon, bën sikur nuk e kupton”, tha Abazi.