Goli më i bukur i vitit deri tani në La Liga, Ruben Garcia “çmend” publikun
La Liga dhuroi një moment spektakolar në javën e 18-të, në përballjen mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos, e cila u mbyll në barazim 1:1.
Protagonisti absolut i ndeshjes ishte mesfushori i Osasunës, Rubén García, i cili realizoi një supergol që po konsiderohet nga tifozët dhe analistët si goli më i bukur i vitit deri tani në kampionatin spanjoll.
García ndezi stadiumin me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë dhe pa i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Publiku shpërtheu në ovacione, ndërsa pamjet e golit u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale./Indeksonline/
— devilskings (@devilskingz) January 3, 2026

