75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është qëndrimi i LDK-së për marrëveshjen e demarkacionit (Video)

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar qytetarët për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai në një konferencë për media se është punuar shumë për të arritur kjo ditë, raporton Indeksonline.

“Përpjekja e Limajt për të gjetur një zgjidhje për demarkacion ka nxjerr në pah nenet që janë në marrëveshje, që është neni 7. Kemi pasur vizitën e lartë të një zyrtari të BE-së që bëri të qartë se luftimi i krimit është kusht. Po ashtu na vizitoi ministri gjerman. Gjatë kësaj jave qarkulluan ide për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, qëndrimi ynë është i qartë dhe ne kërkojmë mos të eksperimentohet me këto çështje”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se seanca e Kuvendit u shty në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit e që është parregullsi.

“Kjo u bë nga frika e përballjes me opozitën. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta sa i përket demarkacionit. LDK po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, po bëjmë platformën qeverisëse për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur. Është humbur shumë kohë me marrëveshjen për demarkacion dhe ata që e bllokuan të japin përgjegjësi. Marrëveshja është e njëjtë me atë të 2015. Presidenti duhet ta sjell në Kuvend këtë marrëveshje për ta parë. Kërkojmë ratifikimin sa me shpejt”, ka thënë Hoti.