75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 05 Janar 2026 / KV

Një qytetar nga Shtimja gjen një portofol me para dhe e dorëzon në polici

Një veprim shembullor qytetarie është shënuar në Shtime.

Më 04.01.2026, rreth orës 17:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Rama, i cili ka njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime kishte gjetur një portofol të humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i portofolit, ku janë gjetur dokumente personale dhe para në vlerë prej 90.65 eurosh, përfshirë patentëshoferin, letërnjoftimin dhe kartelën bankare.

Pas verifikimeve nga policia, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për ta tërhequr atë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rama për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.