Do të kompenzohet shumë për shkarkimin, Amorim shihet i buzëqeshur bashkë me gruan
Ruben Amorim është fotografuar me një buzëqeshje pas shkarkimit të tij nga Manchester United . United njoftoi të hënën në mëngjes se Amorim ishte shkarkuar vetëm pas 14 muajsh në krye të klubit.
Amorim kritikoi bordin kur foli me median pas përballjes me Leeds, duke sugjeruar që të tjerët duhet të përqendrohen në punët e tyre mes tensioneve në rritje. 40-vjeçari u shkarkua brenda 24 orëve nga ajo konferencë për shtyp.
Amorim u fotografua me një buzëqeshje teksa largohej nga rezidenca e tij në Cheshire së bashku me gruan e tij, Maria Joao Diogo.
Portugezi dukej me humor të mirë në dëborë, pavarësisht se humbi punën në Old Trafford .
Amorimi doli nga shtëpia e tij për një shëtitje dhe shkëmbeu fjalë të mira me fotografët.
Për shkarkimin e parakohshëm, Amorim do të merr kompenzim të madh financiar nga skuadra angleze./Indeksonline/

