75 Mall Live Search
17:59 / E Martë, 06 Janar 2026 / MSH1

Riri në qendër të vëmendjes, s’i lë hapësirë imagjinatës

Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave pasi ka publikuar disa foto të reja në Instagram.

Postimi ngërthen koleksionin e ri të linjës së Savage, për Shën Valentin, shkruan IndeksOnline.

Artistja ndërkombëtare shfaqet me një stil elegant dhe provokues, duke reflektuar vetëbesimin dhe estetikën që e karakterizon prej vitesh.

Postimi u prit me mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, ku ndjekësit vlerësuan paraqitjen dhe energjinë e saj unike.

Si gjithmonë, Rihanna di si të dominojë rrjetet sociale dhe të mbetet në qendër të vëmendjes së medias rozë.

Këngëtarja vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në botën e showbiz-it dhe modës./IndeksOnline/