Arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja
Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kanë prezantuar viza që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30, raporton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, dy të dyshuarit prezantuan vizat e falsifikuara gjatë kontrollimit të dokumenteve.
Dokumentet në fjalë janë konfiskuar si dëshmi, nga njësitet relevante.
Të dytë, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

