75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 08 Janar 2026 / S Z

Neptun Kosova dhe Mane Foundation kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë me kabinetin e ri të IT-së në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Neptun Kosova së bashku me Mane Foundation, po vazhdojnë traditen në mbeshtetje të arsimit të lartë në Kosovë. Në kuadër të kësaj nisme, është realizuar një donacion për Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit të Prishtinës, ku është funksionalizuar një kabinet super modern i teknologjisë së informacionit, i pajisur plotësisht me teknologjinë bashkëkohore.

Kabineti i ri i IT-së ofron një hapesirë miqësore dhe funksionale për studentet e programit Bachelor dhe Master, duke krijuar mundesi ideale për punë praktike dhe studimore. Pajisjet dhe infrastruktura e avancuar u mundesojnë studenteve të realizojnë projekte nga fusha e programimit, CAD software dhe punë praktike me sisteme të ndryshme teknike.

Ky donacion përfaqeson një kontribut të drejtëperdrejtë në përgatitjen e profesioneve të ardhshëm të teknologjisë dhe inxhinerisë, duke ndihmuar në ngritjen e cilësisë së mesimdhënies dhe lidhjen më të fortë mes teorisë dhe praktikës.

Ky është një kontribut i rëndesishëm për profesionistët e ardhshëm të teknologjisë, si dhe një mundësi tjetër që kompanitë e grupit Balfin u ofrojnë studenteve për zhvillimin personal dhe profesional.