75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Plani i Infantinos: Transferimet vetëm në verë, merkato dimërore hiqet!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dëshiron të bëj një revolucion sa i përket transferimet të lojtarëve.

Sipas L’Equipe, më 28 shkurt, një raport me 11 pika do të studiohet në FIFA me synim: Garantimin e integritetit të futbollit, rritjen e transparencës dhe ruajtjen e bilancit kompetitiv në futboll.

Duke filluar nga tregu dimëror, FIFA dëshiron vetëm një afat kalimtar për transferimin e lojtarëve, kështu duke pezulluar afatin dimëror të janarit dhe duke lënë vetëm afatin veror të qershorit.

Ky është propozim i Premier Ligës dhe Infantino e përkrahë atë.

Jam shumë i lumtur me propozimin e Premier, ka më shumë kuptim të fillojmë sezonin duke ditur se cilët janë lojtarët e ekipit” , tha ai për ESPN.

Vitin e kaluar kanë qarkulluar 5,1 miliardë euro vetëm për transferime, me rreth 400 milionë euro për agjentë dhe ndërmjetës. /IndeksOnline