75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 09 Janar 2026 / KV

Sulmon viktimën me një mjet të fortë, arrestohet një person në Drenas

Të enjten rreth orës 15:00, policia ka arrestuar një të dyshuar në Drenas, pasi që pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka goditur me një mjet të fortë viktimën, mashkull kosovar.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente./IndeksOnline/