75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 09 Janar 2026 / H F

Familjet e policëve të rënë në detyrë mbeten pa pagesë, Sindikata paralajmëron urgjencë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

IndeksOnline ka nisur pyetje ditë më parë në Ministrinë e Financave lidhur me këtë çështje, por që deri më sot nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas sindikatës, edhe pse Drejtoria e Financave ka bërë kërkesë zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, Ministria e Financave nuk i ka ekzekutuar ende këto mjete. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët përfaqësojnë një kategori të shenjtë dhe të respektuar në vend, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përfundimit të vitit.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.” thuhet në reagimin e sindikatës.

Sindikata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrisë së Financave, që të gjejnë sa më parë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.

Njoftimi i plotë: