75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 09 Janar 2026 / H F

Pas reshjeve, plazhi i vjetër në Vlorë mbushet me mbeturina dhe leshterikë

Pas ditëve me reshje shiu, bregdeti i plazhit të vjetër është tejmbushur nga leshterikët. Furia e detit ka nxjerrë në bregdetin e familjarëve, në Vlorë, një sasi tepër të madhe leshterikësh.

Plazhi i vjetër, përgjatë gjithë vijës bregdetare, ka marrë ngjyrë kafe, pasi leshterikët kanë ndotur të gjithë vijën e bregut. Ndërkohë, sipas raportimeve, e njëjta situatë vijon deri në zonën e kanalit të motorit. Situata paraqitet e njëjtë edhe në bregdetin e Zvërnecit.

Krahas leshterikëve, prurjet që vijnë në detin Adriatik nga lumi Vjosë, përrenjtë dhe sistemi i kanalizimeve kanë bërë që në plazhin e vjetër të dalin edhe shumë drurë, por edhe mbeturina të ndryshme. Drurët dhe mbetjet e konstatuara shumë pranë vijës së detit kanë shtuar ndotjen në zonë.

Për shkak të sasisë së madhe të leshterikëve, drurëve dhe mbetjeve, qarkullimi rrugor i mjeteve që tentojnë të futen në bregdet është aktualisht i pamundur. (A2 Televizion)