Tifozi e goditi Dardan Berishën, reagon KB Bashkimi: Si klub distancohemi, këto veprime s’na bëjnë mirë!
Mbrëmë gjatë ndeshjes KB Bashkimi vs KB Go+Peja, në minutën e tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive.
Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit, shkruan Indeksonline
Për këtë ka reaguar edhe klubi i KB Bashkimit, të cilët distancohen nga ky akt i tifozit.
“Ju njoftojmë se kamerat e sigurisë po monitorohen për te identifikuar personin që ka goditur me shkrepës lojtarin e Klubit Go+Peja dhe gjithashtu do të monitorohen në çdo ndeshje tash e tutje. Çdo person që hedh mjete të forta ose çfarëdo sendi tjetër në fushë do të identifikohet, denoncohet në organet e rendit dhe do t’i ndalohet hyrja në palestër për të gjitha ndeshjet ku luan KB Bashkimi”, shkruhet në reagimin e klubit nga Prizreni
Postimi i plotë:

