75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 09 Janar 2026 / A

Prof. Musa Ajeti renditet ndër shkencëtarët më të vlerësuar në universitetin “Kadri Zeka”

Profesori i matematikës, prof. dr. asoc. Musa Ajeti nga Presheva, është renditur në mesin e shkencëtarëve më të mirë në universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ligjëron lëndën e matematikës dhe disiplinat që ndërlidhen me këtë shkencë.

Sipas renditjes shkencore ndërkombëtare, prof. Ajeti është përfshirë gjithashtu në listën e 1000 shkencëtarëve më të mirë në nivel global, një arritje e rëndësishme që dëshmon kontributin dhe punën e tij të vazhdueshme në fushën e shkencës.

No description available.

Gjatë karrierës së tij profesionale, prof. Musa Ajeti ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, si edhe në disa universitete publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës.

Ky sukses përbën një krenari të veçantë jo vetëm për institucionet ku ai vepron, por edhe për Preshevën dhe mbarë trevat shqiptare.