75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 09 Janar 2026 / Z S

Pranohen 10 kërkesat e opozitës, miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit

Sot, në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, u miratua buxheti për vitin 2026 me 33 vota për.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Hyseni po ashtu ka bërë të ditur se janë pranuar edhe 10 kërkesa të ardhura nga ana e opozitës.

Postimi i plotë:

Sot, në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, u miratua buxheti për vitin 2026 me 33 vota për.

Falënderoj të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin komunal të Gjilanit për përgjegjësinë institucionale dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm për qytetin tonë.

Gjatë shqyrtimit të buxhetit, janë pranuar dhe përfshirë rreth 10 kërkesa të ardhura nga opozita, duke dëshmuar qasje bashkëpunuese dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse.

Buxheti në vlerë prej 42 milionë eurosh, më i larti ndonjëherë në historinë e Komunës së Gjilanit, krijon bazë të fuqishme për realizimin e projekteve zhvillimore.

Mbetemi të përkushtuar që ky buxhet të kthehet në investime konkrete dhe shërbime më të mira për çdo qytetar të Gjilanit.