Ka ndërruar jetë Ali Sadriu, ish-ministër i LDK-së
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ali Sadriut, ekonomist dhe veprimtar i shquar institucional, i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij profesionale dha një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve financiare dhe publike të vendit.
Ali Sadriu mbajti funksione të larta shtetërore dhe ekzekutive, duke shërbyer si deputet për disa mandate (1992–2008), si dhe si ministër i Ekonomisë dhe Financave (2002–2004). Gjithashtu, ai ushtroi detyrën e bashkëdrejtuesit të Autoritetit Qendror Fiskal (2000–2002), duke kontribuar në administrimin financiar dhe fiskal.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Ali Sadriu mbajti edhe pozita të rëndësishme drejtuese dhe financiare në institucione kyçe akademike, shëndetësore, bankare dhe industriale, përfshirë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, si dhe role përgjegjëse në Fakultetin e Mjekësisë, Bankos, dhe Fabrikën e Veglave dhe Ujitive Elektrike.
Kontributi i tij institucional dhe profesional do të mbetet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë shtetërore dhe publike të vendit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e tij.

