75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

Surprizë nga PDK-ja, Arian Tahiri me mbi 71 mijë vota!

Arian Tahiri është shndërruar në një nga emrat më të përfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke u konsideruar si surpriza më e madhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidati i PDK-së arriti të sigurojë gjithsej 71.699 vota, një rezultat që ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën politike.

Ky numër i konsiderueshëm votash po interpretohet nga njohësit e zhvillimeve politike si një sinjal i qartë i mbështetjes qytetare dhe si dëshmi e rritjes së profilit politik të Tahirit brenda partisë. Rezultati i tij shihet gjithashtu si tregues i një fryme të re dhe i potencialit për rinovim brenda PDK-së.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit sollën disa zhvillime interesante në skenën politike, por performanca e Arian Tahirit mbetet ndër më të spikaturat. Me këtë rezultat, ai po përmendet gjithnjë e më shpesh si një nga figurat me perspektivë për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës.