IPKO dhe Kryqi i kuq, së bashku për familjet e prekura nga përmbytjet në Kosovë
Në përgjigje të përmbytjeve të fundit që kanë prekur disa rajone të Kosovës, IPKO Telecommunications ka nisur një iniciativë humanitare emergjente në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, me qëllim mbështetjen e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore.
Në kuadër të kësaj iniciative, IPKO po dhuron:
• 1,000 pako esenciale, me vlerë totale prej 50,000 euro, që përmbajnë ushqime bazë dhe produkte higjienike për familjet e prekura
• 500 pako mobile për të mundësuar komunikim të vazhdueshëm
• Karikues dhe power bank, për të ndihmuar komunikimin gjatë ndërprerjeve të energjisë dhe situatave emergjente
Shpërndarja e ndihmave do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Kosovës, i cili po koordinon reagimin emergjent në komunat e prekura.
“Në kohë krize, qasja në nevoja bazë dhe mundësia për të qëndruar të lidhur janë jetike. Si kompani e telekomunikacionit, ndiejmë përgjegjësi të fortë për të mbështetur komunitetet tona jo vetëm përmes teknologjisë, por edhe përmes veprave konkrete humanitare,” thanë përfaqësues të IPKO-së.
IPKO mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë qytetarëve të Kosovës në momente sfiduese dhe të mbështesë iniciativa që forcojnë qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e komunitetit.

