Neymar “çon” në qiell Arda Gulerin, thotë se është mesfushori më i mirë në botë
Ylli brazilian, Neymar Jr ka qenë së fundi në një intervistë.
Braziliani, foli për shumë gjëra mes tyre edhe rreth të ardhmes së futbollit.
Neymar, dha një përgjigje rreth kësaj ku tha se mesfushori i ri i Real Madridit, Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë.
“Arda Güler është një lojtar i mrekullueshëm. Ai ka cilësi. Mendoj se është mesfushori më i mirë në botë”, deklaroi Neymar.
Guler, që nga ardhja e Xabi Alonsos te Reali ka gjetur minutazh të rregullt, ku numëron 27 paraqitje dhe shënoi 3 gola dhe 8 asiste./IndeksOnline/

