Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në lagjen Kalabria në Prishtinë, uji futet në shtëpitë e banorëve
Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë Prishtinën kanë shkaktuar vërshime në një pjesë të lagjes Kalabria, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e zonës.
Indeksonline ka siguruar pamje ku shihehn se rrugët janë të mbuluara nga uji, ndërsa në disa raste uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive të banorëve.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe thonë se probleme të tilla përsëriten sa herë ka reshje të mëdha.
Për më shumë, shikoni pamjet:

