75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / F.R

Shembet ura në Smallushë të Lipjanit (PAMJE)

Fshati Smallush në komunën e Lipjanit është përballur me një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe shirave të dendura.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se është shembur ura e këtij fshati, ndërsa banorëve ju është vështirësuar qarkullimin.

Reshjet e kohëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëmtime infrastrukturore në disa pjesë të Kosovës, duke sjellë ndërprerje të trafikut në rrugë rurale, dëmtime të strukturave dhe rrezik për vendbanimet e vogla.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/