75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / L A

Vëllaznimi pa trajner, shkarkohet Krivokapiq

Aventura e Rajko Krivokapiq te Vëllaznimi ka përfunduar.

Kjo pasi që klubi gjakovar, ka vendosur ta shkarkojë atë një ditë para ndeshjes derbi me Pejën.

IndeksOnline ka kontaktuar me drejtorin e klubit, Ideal Bakija ku i cili tregoi arsyet e shkarkimit të malazezit.

“Mos besimi në ekipin aktual, sjemi pajtu në këtë pikëpamje”, deklaroi Bakija.

Më tutje, u pyet dhe se a do të ketë ndonjë emërim të shpejtë të një zëvëndësuesi të Krivokapiqit.

“Për momentin kan me vazhdu stafi vendor”, shtoi më tutje Bakija.

Vëllaznimi, për momentin është në fund të tabelës në Superligë dhe ka gjithsej 17 pikë./IndeksOnline/